I zbuluan të dashurin, Trejsi Sejdini reagon ashpër: Lejoni njerëzit të…

Bota e Yjeve

I zbuluan të dashurin, Trejsi Sejdini reagon ashpër: Lejoni njerëzit të…

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 08:55
Trejsi Sejdini

“Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini, vazhdon të mbetet një nga femrat më të komentuara në media si dhe në rrjetet sociale.

Ajo tërheq vëmendjen me pozat e saj seksi në “Instagram”, por kësaj here ka qenë jeta e saj private ajo që u kthye në lajm, pasi u tha se është zbuluar i dashuri i saj.

“Më le për të dëshiruar fakti që mediat sociale nuk janë në përdorim për avantazhe, por vetëm për disavantazhe. Stop gazetarë dhe faqe që keni nevojë për klikime, stop shpifjeve dhe ju lutem lejojini njerëzit të jetojnë jetën e tyre”, shkruan Trejsi duke postuar foton e lajmit dhe duke e mohuar atë.

Ndërkohë kujtojmë se ajo aktualisht ndodhet në Bangkok ku do përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat