Dua Lipa mahnit me dukjen dhe performancën e saj në eventin “Jingle Ball”

Bota e Yjeve

Dua Lipa mahnit me dukjen dhe performancën e saj në eventin “Jingle Ball”

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:15
Dua Lipa

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në eventin e fundvitit “Jingle Ball”, të organizuar nga iHeart Radio.

Ajo ka kënduara para fansave hitet e saj më të fundit, duke iu shuruar atyre një performancë të shkëlqyer.

E veshur me të kuqe tamam në ngjyrën e festave të fundvitit, Dua dukej e mrekullueshme dhe plot glamur në tapetin e kuq të eventit.

Disa fotografi nga mbrëmja, ajo nuk hezitoi t’i ndajë edhe me 22 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Përgjatë mbrëmjes, ajo gjithashtu është shpërblyer edhe me një çmim për këngën “New Rules”, si kënga më e qëndruar në Top 40 në Mbretërinë e Bashkuar.

“Gati për të marrë shpirtin e Krishtlindjeve në iHeartRadio Jingle Ball. Kam marrë edhe një çmim për “Këngën numër 1″ të luajtur më së shumti në Top 40 në Britaninë e Madhe”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Më pas, ajo është ngjitur në skenënm e iHeart Radio me një fustan plot shkëlqim, duke elektrizuar publikun me performancën e saj.

“Electricity”, “New Rules”, “One Kiss” – janë vetëm disa nga hitet që Dua këndoi për fansat gjatë mbrëmjes.

Kujtojmë që e njëjta këtë vit ishte prezente edhe në Prishtinë, ku më datë 10 gusht mbajti një koncert gjigant për fansat në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat