Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga netët “live” të “Këngës Magjike”, këngëtarët janë duke bërë përgatitjet e fundit.
Të gjithë konkurrentët e festivalit kanë nisur me provat, për të paraqitur një performancë sa më dinjitoze përpara publikut.
Mëngjesin e kësaj të shtune Ronela ka nisur provat për kërcimin që do të bëjë me balerinët gjatë performancës së saj me këngë “Vuj”.
Ajo ka bërë disa postime në “Instastory” ku tregon momente gjatë provave, duke na zbulon edhe si është veshur.
“Ja pra dhe veshjet tona për festival” – shkruan plot humor këngëtarja. Por të gjithë ne e dimë se Hajati është ajo që surprizon gjithmonë në skenë dhe klipe me pamjen e saj.
Ndërkohë kujtojmë se në datat 5 dhe 6 dhjetor, konkurrentët do të interpretojnë nga Pallati i Koncerteve këngët, ndërsa në datën 8 dhjetor do të shpallet edhe fituesi.