Shqipet bëhen bashkë, Dua dhe Bebe nderohen me çmime në LA

Bota e Yjeve

Shqipet bëhen bashkë, Dua dhe Bebe nderohen me çmime në LA

Nga: Bota sot Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:01
Dua Lipa dhe Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, po vazhdon të shpërblehet për hitet e saj kudo në botë.

Të shtunën, ajo ishte në Los Anxhelos, ku fitoi një çmim nga “Variety”, si “Artistja e vitit”, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Këngëtarja 23-vjeçare dukej mahnitëse me një fustan të bardhë, teksa doli në skenë për të pranuar çmimin.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila u nderua me çmimin “Tekstshkruesja e vitit”.

Dy bukuroshet shqiptare nuk kanë ngurruar për të pozuar bashkë, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që janë për arritjet e tyre./BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat