E mahnitshme, Priyanka me fustan të bardhë me 2 milionë perla

Bota e Yjeve

E mahnitshme, Priyanka me fustan të bardhë me 2 milionë perla

Nga: Bota sot Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:35
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Fotografitë zyrtare të dasmës së 26 vjeçarit Nick Jonas dhe 36 vjeçares Priyanka Chopra, janë publikuar nga revista Hello!, ku ata shfaqen më se të lumtur, në ceremonitë e tyre të dasmës, atë të krishterë dhe indiane në vikendin që lamë pas.

Ceremonia e të shtunës sipas riteve të krishtera e ka shfaqur aktoren të mahnitshme në një fustan të bardhë nga Ralph Lauren, të punuar me 2 milionë perla, derisa Nick i puthë dorën derisa duan të futen në kishë, përcjell Bota sot.

Ndërsa të dielën u mbajt dasma sipas riteve indiane, ku Priyanka është shfaqur për mrekulli e veshur në kostum të kuq./BS/

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat