Hueyda bëhet babagjysh në mes të natës, i plotëson dëshirën të birit

Bota e Yjeve

Hueyda bëhet babagjysh në mes të natës, i plotëson dëshirën të birit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:44
Hueyda El Saied

Hueyda El Saied është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku shpeshherë ndan me fansat e saj momente të bukura me djalin e saj, Gabriel.

E teksa festat e fundvitit po afrojnë, Hueyda ka nisur që të bëjë dhuratat për të birin. Ajo ka postuar së fundmi në “Instastory” një video ku shfaqet si babagjysh për të vendosur poshtë pemës së zbukuruar, dhuratën që dëshironte djali i saj.

Ajo i ka vendosur Gabrielit një pako surprizë dhe ai është zgjuar në mesnatë duke e hapur me gëzim të madh surprizën e ‘babagjyshit’.

“Ç’më gjeti, duhet t’i bëj Gabrielit dhuratë fshehtas në 12 të natës”, ka shkruar Hueyda në videon e postuar në “Instastory”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat