Ariana Grande tregon pse ka qenë në lidhje me shumë meshkuj të famshëm

Bota e Yjeve

Ariana Grande tregon pse ka qenë në lidhje me shumë meshkuj të famshëm

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 11:57
Ariana Grande

Ariana Grande ka folur për lidhjet e saj të dashurisë, me meshkuj të famshëm.

Ylli 25 vjeçar i muzikës pop që është zgjedhur “Gruaja e Vitit” [Woman of the Year] nga revista Billboard ka folur për revistën për lidhjet e saj të dashurisë, me meshkuj të famshëm, dhe se si ata e kanë inspiruar ata për muzikën e saj.

“Kjo është mënyra se si unë i takoj njerëzit – unë nuk mund thjesht të shkoj në bar dhe të takoj dikë. Unë kam një jetë shumë dinamike, bëj gabime, mësoj nga to dhe jam mirënjohëse për çfarëdo që ndodh”, ka thënë Grande duke folur për ish të dashurit e saj, si Pete Davidson, Mac Miller, Big Sean dhe Ricky Alvarez.

Grande, që e përshkruan veten si “shumë me fat, dhe shumë e pafat, kohë pas kohe” ka pasë një jetë të trazuar, viteve të fundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat