Ronela Hajati flet pak para finales së “Këngës Magjike”: Kam dashur të heq dorë…

Bota e Yjeve

Ronela Hajati flet pak para finales së “Këngës Magjike”: Kam dashur të heq dorë…

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 14:33
Ronela Hajati

“Vuj” është kënga me të cilën këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Ronela Hajati, konkurron në këtë edicion të 20 të “Këngës Magjike”.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku, duke marrë shumë klikime në kanalin e “Youtube”. Për këtë arsye, Ronela vendosi që të falenderojë fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë në çdo moment, si dhe të tregonte disa të vërteta të saj.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj. Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë që sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e kamerat. Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete. Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht…”, shkruan Ronela në postimin e parë në “Instastori”.

“E sot pas 5 vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time. Unë ju kam fituar ju. Siç e kam ndjerë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë, Ronela”, ka këngëtarja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat