Aktorja 49-vjeçare pozon pa reçipeta për revistën e njohur

Bota e Yjeve

Aktorja 49-vjeçare pozon pa reçipeta për revistën e njohur

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 22:50
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston është një ndër aktoret më të famshme të Hollivudit. 49-vjeçarja ka ardhur për fansat e saj me një set fotografik për revistën “Elle”.

Aktorja e famshme, e cila aktualisht është single, ka pozuar “topless”. Ndërkohë për revistën “Elle” ajo është shprehur se “nuk mendon se suksesi i martesës është që të qëndrosh gjithmonë bashkë”.

49-vjeçarja ka shtuar se edhe pse marrëdhënia e saj me dy aktorët e famshëm, Brad Pitt dhe Justin Theroux ka përfunduar, lidhja me to ka patur vlerat e saj.

“Nuk ndjej zbrazësi. Martesat e mia, ata kanë qenë shumë të suksesshëm, në mendimin tim [personal]. Dhe kur ata përfunduan, kjo ishte një zgjedhje që u bë sepse ne zgjodhëm të ishim të lumtur dhe nganjëherë lumturia nuk ekziston më brenda kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Jennifer për revistën “Elle” që do të publikohet në janar të vitit 2019.

Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat