Sfidon temperaturat e ulëta të dhjetorit, ja si shfaqet Poni në mes të dëborës

Bota e Yjeve

Sfidon temperaturat e ulëta të dhjetorit, ja si shfaqet Poni në mes të dëborës

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:50
Poni

Këngëtarja e njohur Poni është një ndër femrat më të ndjekura e të komentuara në rrjetin social “Instagram”.

Herë pas here këngëtarja ndan me ndjekësit poza të ndryshme të sajat. Por një foto e publikuar së fundmi në “Instastory” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Poni shfaqet teksa pozon pranë një peizazhi ku binte borë, duke sfiduar kështu temperaturat e ulëta. E veshur me një fustan shumë të hollë me rripa, këngëtarja shfaqet në ballkon edhe pse po binte borë.

Këngëtarja i ka kthyer shpinën kamerës, teksa shijonte peizazhin e mrekullueshëm që kishte përballë vetes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat