Një vit martesë, modelja e njohur ndan me fansat momentet romantike me biznesmenin rumun

Bota e Yjeve

Një vit martesë, modelja e njohur ndan me fansat momentet romantike me biznesmenin rumun

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:06
Angela Martini

Një vit më parë, modelja shumë e njohur Angela Martini kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me rumunin, Dragos Savulescu. Ceremonia e tyre ishte pa bujë dhe u bë e ditur vetëm nga publikimi i fotove në rrjetet sociale nga Angela.

Sot çifti bën plot një vit të martuar. Angela dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur që këtë përvjetor ta festojnë në Itali, ku kanë kaluar disa momente romantike në ditën e tyre të shënuar.

Në “Instastory”, modelja ka publikuar disa video nga festa intime e tyre. Ajo ka ndarë me fansat pamje nga darka si dhe nga dhoma e saj e hotelit.

Në videot e saj vihet re shtrati dhe dyshemeja e dhomës që janë të mbuluar me petale trëndafilash, si edhe buqeta të shumta në çdo cep të ambientit ku çifti po qëndronte.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat