Jennifer Lopez merr gjithë vëmendjen me paraqitje glamuroze në premierën e filmit të saj

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez merr gjithë vëmendjen me paraqitje glamuroze në premierën e filmit të saj

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:41
Jennifer Lopez

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, arrin gjithmonë që të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjet e saj.

Përveçse këngëtare, ajo di të jetë edhe një aktore e shkëlqyer, dhe këtë e ka vërtetuar duke u bërë pjesë e filmit “Second Act”.

Premeira e këtij filmi është dhënë të enjten në New York, ku prezente ka qenë edhe vet Lopez.

48-vjeçarja i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj glamuroze, veshur me një fustan ngjyrë rozë të hapur para, dhe të lëshuar prapa.

Me një grim të lehtë në fytyrë, ajo bëri që e gjithë vëmendja të pasohet nga ajo.

Në tapetin e kuq të premierës, Jennifer u pa e shoqëruar nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez.

Ky i fundit kujdesej në çdo çast për më të dashurën e tij, e cila përkundër moshës vazhdon të ruajë linjat trupore, dhe dukej rrezatuese gjatë premierës. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat