Nertila Kapaj: Pas rolit si e dashura e bosit të drogës, ja vendimi që mora për jetën time

Bota e Yjeve

Nertila Kapaj: Pas rolit si e dashura e bosit të drogës, ja vendimi që mora për jetën time

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:25
Nertila Kapaj

Thotë se nuk i mungon asgjë, ndaj të eksplorojë talentet e saj si modele apo aktore është thjesht një hobi. Nertila Kapaj në rrjetet sociale njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i fejuari i ndjerë, Jetnis Dollapi.

Pas rolit si e dashura e Arben Derhemit, bosit të drogës në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, ajo tregon për “Panorama Plus” jetën pas humbjes së të dashurit në një aksident, si i pret festat e fundvitit, pasi ka provuar dhimbjen e humbjes së njeriut të dashur. Bashkë me një set fotosh festive, që sjellin atmosferën e Vitit të Ri, Nertila tregon pse ka vendosur të heqë dorë nga kinemaja dhe jeta publike.

Sapo ke realizuar një set fotosh artistike, ku ndihet atmosfera e fundvitit. Si ka ndryshuar mënyra si feston, pas humbjes së të fejuarit?

Doja të thosha se një pjesë e jetës sime ka qenë një film, madje këto situata (ndonëse duket e çuditshme) unë i kam përjetuar realisht. Pas humbjes së të dashurit mundohem të vazhdoj jetën, sepse dhe ai këtë do të donte për mua.

Të sfidosh dhimbjen dhe të rigjesh lumturinë në jetë, sa e mundur është dhe ti si e ke arritur?

Nuk mundemi ta sfidojmë dhimbjen se është e pamundur, por mësohemi të jetojmë me të. Jeta është ndërtuar e tillë dhe duam s’duam do mundohemi t’i përballojmë. Por nuk do të thosha se në jetë gjendet lumturia, thjesht janë grimca lumturie që çdokush i përjeton në jetë.

Je shprehur se merresh me biznesin tënd në Tiranë. Të jesh femër e fuqishme në Shqipëri, çfarë kostosh ka?

Biznesi është një punë e vështirë për një femër. Sidomos në Shqipëri duhet shumë punë, por nuk është e pamundur.

Për çfarë i shpenzon paratë dhe ka djem që të afrohen vetë për to? Pra, mendon se ka shumë toyboy në qarkullim?

Paratë i shpenzoj për mirëqenien time dhe të njerëzve që më rrethojnë. Ka shumë meshkuj që mundohen me çdo kosto të më afrohen. Në qarkullim ka lloje të ndryshëm meshkujsh, por ata që marrin guximin të më afrohen janë meshkujt më burrërorë, ndërsa ata “toyboy” nuk do të guxonin me tipin tim.

Beson ende në dashuri dhe a është martesa në planet e tua?

Besoj në dashuri sepse është një ndjenjë shumë e bukur. Për martesë nuk di çfarë të them, sepse nuk ka arritur kush të më bëjë të dashurohem.

Njihesh si modele dhe aktore, ke ndonjë plan për t’i hyrë televizionit dhe çfarë tentativash ke bërë?

Në plan nuk e kam për t’i hyrë televizionit, sepse jam lodhur duke bërë një jetë publike. Do të preferoja më shumë një jetë të qetë, ndaj kjo ka qenë arsyeja që kam refuzuar shumë oferta televizive.

Shume modele “Instagram”-i po marrin ditaditës vëmendjen e modeleve të vërteta. Ti ku e kategorizon veten?

Tani jeta sociale ka një peshë të rëndë mbi jetën reale, prandaj ekziston ky fenomen. Por unë nuk e kam quajtur kurrë veten modele, më kanë quajtur mediat dhe gazetarët, kështu edhe karakterizimin tim për këtë çështje po ua lë atyre që janë marrë me këtë pjesë.

Në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, luaje të dashurën e guximshme të Arben Derhemit. Si e pritën të njohurit e tu atë rol, ishe ti ajo e vërteta?

Në filmin “Ti mund të më quash Xhon” luaja të dashurën e aktorit Arben Derhemit, një rol që më pëlqeu dhe doli perfekt. Njerëzit e mi e pritën mirë, sepse i dinë aftësitë e mia.

Skenat erotike në film, me cilin aktor mashkull apo femër mund t’i realizoje me shumë qejf?

Skenat erotike nuk do doja t’i bëja me asnjë tjetër përveç me Arben Derhemin. Është aktori më profesionist për mua.

Çfarë kompromisi mund të bësh për të arritur majat në kinematografi?

Për të arritur majat në kinematografi, unë si Nertil nuk do të bëja asnjë kompromis sepse tashmë nuk më intereson kinematografia.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat