U largua nga “The Voice Kids”, zbulohet programi që i është besuar Eneda Tarifës

Bota e Yjeve

U largua nga “The Voice Kids”, zbulohet programi që i është besuar Eneda Tarifës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:33
Eneda Tarifa

Pas eksperiencës si prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”, mesa duket këngëtarja e njohur Eneda Tarifa nuk mund të qëndrojë larg kësaj fushe.

Sipas burimeve të “Gazeta Express”, këngëtarja shqiptare do të rikthehet së shpejti në ekranin shqiptar. Tarifas i është besuar prezantimi i programit të fundvitit në TVSH.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse Eneda vendosi që të largohej nga juria e “The Voice Kids”. “Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit te jem pjesë e jurise së Voice Kids 3”, sqaronte këngëtarja disa ditë më parë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat