“Punoja që 14 vjeç me plumbat që më fluturonin mbi kokë”, Alketa Vejsiu tregon vështirësitë e të kaluarës

Bota e Yjeve

“Punoja që 14 vjeç me plumbat që më fluturonin mbi kokë”, Alketa Vejsiu tregon vështirësitë e të kaluarës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 18:08
Alketa Vejsiu

Të hënën mbrëma ishte finalja e spektaklit të kërcimit “Dance with me”. E përpara se të shpallej fituesi, moderatroja e njohur Alketa Vejsiu mbajti një monolog mbi ëndrrat dhe dashuritë.

Alketa ka vendosur që këtë monolog ta publikojë me pjesë në profilin e saj në “Instagram”. Videot kanë mijëra pëlqime dhe shumë komente.

Ndërkohë në një prej videove, një komentuese i shkruan Alketës: “Po ti ke lekun mi zemër, mirë është ajo që thua, por ti e di shumë mirë që pa lek nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh asgjë”.

Komenti është lexuar nga moderatorja e njohur dhe ajo ka vendosur që t’i kthejë përgjigje ndjekëses së saj.

“Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe. Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë. Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri. Po, po, e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime. Për këtë po flas. Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv”, i përgjigjet Alketa.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat