Enca flet për herë të parë rreth shtatzënisë: Jam në pritje të ëmbël, por nuk është as vajzë e as djalë

Bota e Yjeve

Enca flet për herë të parë rreth shtatzënisë: Jam në pritje të ëmbël, por nuk është as vajzë e as djalë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 18:11
Enca Haxhia

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ngriti dje spekulimet se është në pritje të ëmbël. Por ajo ka vendosur që të shpjegojë se çfarë nënkuptonte me fotografinë që kishte shpërndarë në rrjetet sociale.

Në “Instastory” Enca publikoi një emoji të një gruaje shtatzënë. Pas kësaj, fansat i kanë dërguar mesazhe të shumta duke e uruar për pritjen e ëmbël.

Por në fakt këngëtarja nuk po pret asnjë fëmijë. Ajo ka sqaruar përmes disa videove në “Instastory” se është duke u marrë me përgatitjen e këngëve të reja që do të vijnë shumë shpejt.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura që më keni dërguar. Jam në një pritje të ëmbël, por këtë pritje të ëmbël do ta bëjmë bashkë sepse nuk është as vajzë dhe as djalë, por është një baladë. Më në fund një baladë që mezi po pres ta ndaj me ju. Shumë shpejt, në fillim të 2019-s, do ta nisim vitin mbarë bashkë”, sqaron Enca.

Gjithashtu ajo poston një foto ku shkruan: “Nuk jam shtatzënë, por kam shumë këngë të reja”.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat