Dita e solidaritetit njerëzor

Bota

Dita e solidaritetit njerëzor

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Sot është Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 22 dhjetor 2005 miratoi një rezolutë përmes së cilës identifikon solidaritetin si një prej vlerave më fundamentale dhe të përgjithshme që duhet të përcaktojë marrëdhëniet mes njerëzve në këtë shekull. Në nderim të kësaj, u vendos që 20 dhjetori të shënohet çdo vit si Dita e Solidaritetit njerëzor.

Asambleja po ashtu ka krijuar Fondin Botëror të Solidaritetit, që funksionon prej vitit 2003 me qëllim që të luftohet varfëria dhe të promovohet zhvillimi social në shtetet në zhvillim, në veçanti në pjesët më të varfëra të vendit, përcjell KosovaPress.

Për këtë ditë kërkohet që të shpërndahen foto me mesazhe që nxisin solidaritetin dhe qëndrimin e njerëzve së bashku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat