Gjermania e shqetësuar me vendimin e SHBA-së për tërheqje nga Siria

Bota

Gjermania e shqetësuar me vendimin e SHBA-së për tërheqje nga Siria

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:58
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas

Gjermania shprehu shqetësimin lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave nga Siria.

Berlini thotë se një veprim i tillë mund të minojë përpjekjet në betejen kundër Shtetit Islamik. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas tha në një deklaratë se “ ndryshimi i papritur i kursit nga ana e Shteteve të Bashkuara, është një befasi dhe atë jo vetëm për ne”.

Ai tha se përderisa “Shteti Islamik është zbrapsur prap se prap rreziku nuk ka marrë fund”.

Ministri gjerman deklaroi se “një vendim i tillë mund të dëmtojë luftën kundër Shtetit Islamik dhe të rrezikojë suksesin që është arritur në këtë drejtim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat