Putin përshëndet vendimin e Presidentit Trump për Sirinë

Bota

Putin përshëndet vendimin e Presidentit Trump për Sirinë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 18:32
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti vendimin e Presidentit Donald për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke përsëritur qëndrimin e qeverisë së tij se forcat e SHBA nuk janë të mirëpritura në Siri.

Ai përmendi gjithashtu praninë e SHBA në Afganistan, për të shprehur skepticizëm nëse trupat amerikane në Siri vërtet do të largohen.

Reagimet e tjera ndërkombëtare ndaj njoftimit amerikan ishin të ndryshme: Britania vuri në dukje përparimin e bërë në luftën kundër ISIS-it. Franca u zotua të vazhdojë luftën. Gjermania tha se tërheqja mund të rrezikojë suksesin e arritur deri tani.

As Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk thonë se sa kohë do të duhet për tërheqjen pa probleme të të gjitha forcave amerikane nga Siria.

Sipas vlerësimit të Pentagonit në gusht të këtij viti, ISIS kishte ende të paktën 13 mijë luftëtarë në Siri.

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara gjithashtu ngre pikëpyetje për fatin e qindra luftëtarëve të huaj të ISIS-it që mbahen në paraburgim nga forcat kurde dhe që shumë qeveri kanë refuzuar t’i pranojnë.

Edhe me një tërheqje të përgjithshme të SHBA nga Siria, ushtria amerikane mbetet përsëri me një prani të konsiderueshme në rajon, duke përfshirë më shumë se 5 mijë trupa në Irakun fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat