2018, viti më i nxehtë në Francën metropolitane që nga viti 1900

Bota

2018, viti më i nxehtë në Francën metropolitane që nga viti 1900

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

2018 është viti më i nxehtë i regjistruar më parë në Francën metropolitane që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1900, njoftoi sot Meteo-France në raportin e parë të saj për këtë vit.

“Temperatura mesatare vjetore, shumë afër 14 Gradë Celsius duhet të ishte 1,4 Gradë Celsius mbi mesataren e referencës 1981-2010”, sqaroi Meteo-France në një deklaratë.

Ky ndryshim e bën 2018 vitin më të nxehtë në Francën metropolitane që nga matjet e filluara në vitin 1900, përpara 2014 (+ 1,2 Gradë Celsius ) dhe 2011 (+ 1,1 Gradë Celsius).

Kjo ngrohje e pazakontë u regjistrua që në janar me temperatura më të ngrohta, muaji shkurt ishte i freskët dhe marsi pranë vlerave normale, paraqet në mënyrë të detajuar Meteo-France.

Që nga muaji prill, temperaturat kanë vijuar të mbeten mesatarisht më të larta se normalja, me një verë kryesisht të nxehtë, më e nxehta pas vitit 2003, shënuar nga një valë e të nxehtit ekstrem ku u regjistruan 15 000 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat