Irani: Trupat e SHBA-së në Siri krijuan paqëndrueshmëri

Bota

Irani: Trupat e SHBA-së në Siri krijuan paqëndrueshmëri

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Flamuri iranian, foto nga arkivi.

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se prezenca e trupave amerikane në Siri ka qenë “jologjike dhe burim i tensioneve” që prej fillimit.

Ky është reagimi i parë zyrtar i Iranit që prej se presidenti amerikan, Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga Siria.

Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të tërheqin 2 mijë trupat nga Siria, duke thënë se ata me sukses kanë kryer misionin e tyre në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik.

“Që nga fillimi, hyrja dhe prezenca e forcave amerikane në rajon ka qenë një gabim, një gjë e palogjikshme dhe burim i tensionit dhe shkaktari kryesor i paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Qassemi.

Irani është mbështetës kyç i Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad. Teherani i ka ofruar Damaskut mbështetje financiare dhe ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat