Rusia dërgon aeroplanë luftarakë në Krimenë e pushtuar

Bota

Rusia dërgon aeroplanë luftarakë në Krimenë e pushtuar

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Më shumë se dhjetë aeroplanë luftarakë rusë janë vendosur në një bazë ushtarake në rajonin e Krimeas, të cilin Rusia e kishte pushtuar në vitin 2014. Këtë e kanë vërtetuar disa dëshmitarë, të cilët kanë parë aeroplanët e tipit “Su-27” dhe “Su-30” duke u lëshuar në bazën “Belbek”.

Kjo lëvizje vjen në kohën kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës mbesin të larta dhe të cilat u përkeqësuan edhe më shumë më 25 nëntor, kur Rusia i grabiti tri anije ukrainase dhe e arrestoi ekuipazhin e tyre afër ngushticës “Kerch”, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Ukraina e kishte përgatitur një provokim në këtë zonë para fundit të këtij viti. Në anën tjetër, Kievi e ka akuzuar Moskën se po pozicionon forca ushtarake përgjatë kufirit të përbashkët mes dy shteteve.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se Rusia i ka vendosur në kufi më shumë se 80 mijë trupa, 1400 pajisje ushtarake, 900 tanke, 2300 automjete të blinduara dhe qindra aeroplanë ushtarakë pranë kufirit, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat