Kubë, Parlamenti voton ndryshimet e kushtetutës së 1976-ës - Bota Sot
Kubë, Parlamenti voton ndryshimet e kushtetutës së 1976-ës

Bota

Kubë, Parlamenti voton ndryshimet e kushtetutës së 1976-ës

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 11:51
Kubë, Parlamenti voton ndryshimet e kushtetutës së 1976-ës

Asambleja Kombëtare kubane miratoi njëzëri, dje në mbrëmje vonë, në favor të një kushtetute të re duke i hapur rrugë kështu një referendumi, njoftoi gazeta qeveritare ”Granma”.

”Të paktën 583 deputetë nga 602 votuan pro, ndërkohë që 19 parlamentarë munguan në votim”, sipas gazetës.

Kushtetuta e re, që do të zëvendësojë atë të vitit 1976, do t’i nënshtrohet referendumit të 24 shkurtit 2019.

Ndryshimet e mëdha në kushtetutën e re përfshijnë mospërmendjen e shoqërisë komuniste, megjithëse riafirmohet natyra socialiste e sistemit politik dhe roli udhëheqës i Partisë Komuniste, të drejtën e pronës private, rolin e tregjeve dhe rëndësinë e investimeve të huaja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...