Arrin në 373 numri i të vdekurve pas cunamit vullkanik

Bota

Arrin në 373 numri i të vdekurve pas cunamit vullkanik

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:08
Indonezi

Bilanci i cunamit në Indonezi u rrit në 373 të vdekur dhe kësaj shifre i shtohen edhe 1 400 të plagosur, njoftoi sot Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave.

Rreth 128 persona rezultojnë ende të zhdukur pas cunamit që goditi papritur të shtunën në mbrëmjes brigjet e Ngushticës së Sondes, që ndan ishujt Sumatra dhe ato të Javës. Bilanci i mëparshëm raportonte për 281 të vdekur.

“Kur ka shpërthime vullkanike, magma që ngrihet nga thellësitë, mund të sjellë tërmet, por në shumicën e rasteve shkaktojnë një deformim të strukturës së vullkanit duke bërë shpatet e tij të paqëndrueshëm dhe shkaktuar formimin e rrëshqitjeve të dheut. Kjo duket të jetë dinamika e cunamit që goditi bregun e Indonezisë’’, shtoi Pier Giorgio Scarlato, nga Instituti italian i Gjeofizikës dhe Vullkaneve.

“Shpërthimi  i vullkanit ‘’Anak Krakatoa’’ vijon prej një viti dhe shpërthimet e bukura kanë tërhequr shumë turistë’’,  tha Scarlato.

“Vështirë të thuash, nëse shpërthimet janë përgjegjëse për rrëshqitjen e dheut, vullkani kështu është, i paqëndrueshëm dhe rrëshqitja e tokës mund të kishte ndodhur gjithsesi’’, përfundoi ai. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat