Erdogan: Turqia synon lirinë e arabëve dhe kurdëve në Siri

Bota

Erdogan: Turqia synon lirinë e arabëve dhe kurdëve në Siri

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 22:52
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kompleksin presidencial në Ankara ka deklaruar se Turqia me praninë e saj në Siri synon lirinë e arabëve dhe kurdëve.

“Ne e konsiderojmë sigurinë dhe paqen e arabëve në Siri si çështjen tonë. Ne i shohim problemet e kurdëve si tonat”, theksoi presidenti Erdogan.

Erdogan shtoi se “Turqia po ashtu e konsideron sigurinë dhe paqen e turkmenëve si çështje të saj”.

“Pse kemi prezencë në Siri tani… të japim lirinë e vëllezërve arabë dhe kurdë atje, jo atë të grupeve terroriste”, shtoi ai. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat