Erdogan fton Trumpin për vizitë në Turqi, ja çështjet që pritet të diskutohen

Bota

Erdogan fton Trumpin për vizitë në Turqi, ja çështjet që pritet të diskutohen

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 06:05
Presidenti turk Tayyip Erdogan ka ftuar homologun e tij amerikan, Donald Trump

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka ftuar homologun e tij amerikan, Donald Trump të vizitojë Turqinë në vitin 2019, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në fillim të kësaj jave.

Vetë Trump ka shprehur gatishmërinë për një vizitë dhe takim potencial me Erdogan, por nuk ka ende asgjë të përcaktuar dhe të detajuar, në lidhje me kohën e udhëtimit të mundshëm drejt Ankarasë.

Konflikti në Siri pas tërheqjes së SHBA-ve, pasojat nga vrasja e një gazetari arab në konsullatën saudite në Stamboll dhe kërkesa e Turqisë për ekstradimin e një kleriku mysliman nga Shtetet e Bashkuara, janë ndër çështjet kryesore që mbushin agjendën e marrëdhënieve mes dy aleatët e NATO-s.

Presidenca turke tha se Trump dhe Erdogan ranë dakord gjatë një telefonate të dielën, për t’u koordinuar për të parandaluar një vakum të autoritetit dominues në Siri, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të tërhiqen.

Erdogan përshëndeti vendimin e papritur të Trump javën e kaluar për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, e cila ka nxitur politikën e SHBA në rajon dhe do të heqë një burim fërkimi midis dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat