Ruth Bader Ginsburg, gjykatëse në Gjykatën Supreme të Amerikës, është kthyer në punë vetëm 72 orë pasi i është nënshtruar operacionit për të hequr kancerin në mushkëri, raporton Associated Press.
Zëdhënësja e kësaj Gjykate, Kathy Arberg ka thënë që 85 vjeçarja e ka vazhduar punën e saj të dielën përderisa ende gjendej në një spital në New York City.
Skanimet që i janë bërë para këtij operaciuoni nuk kanë dhënë indikacione që sëmundja i është përhapur në pjesët tjera të trupit andaj nuk është planifikuar ndonjë trajtim i mëtutjeshëm.
Ende nuk dihet se kur do të kthehet në Washington, ndërkaq kjo nuk është hera e parë që ajo lufton me këtë sëmundje pasi që në të kaluarën ajo e ka mposhtur kancerin në pankreas dhe në zorrën e trashë, plus më 2014 asaj i është vënë një stendë në zemër.
Ginsburg para operacionit të saj të fundit votoi kundër administratës së presidentit Donald Trump që ta kalonin politkën e cila ua ndalon mundësinë e azilit migrantëve që e kalojnë në mënyrë ilegale kufirin jugor.
Përndryshe sot në SHBA del filmi biografik për të “Në baza gjinore”.