Rusia gati të dislokojë raketat hipersonike me aftësi bërthamore - Bota Sot
Rusia gati të dislokojë raketat hipersonike me aftësi bërthamore

Bota

Rusia gati të dislokojë raketat hipersonike me aftësi bërthamore

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:42
Ilustrim

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia do të dislokojë vitin e ardhshëm regjimentin e parë të raketave hipersonike me aftësi bërthamore.

Zoti Putin i bëri komentet pas asaj që Kremlini e quajti një provë para dislokimit së sistemit të ri të raketave Avangard.

Presidenti rus tha se kjo nënkupton se vendi i tij zotëron tani një lloj të ri armësh strategjike.

Rusia ka thënë se sistemi i ri i raketave, një prej disa armëve të reja që presidenti Putin njoftoi në muajin mars, është shumë i manovrueshëm dhe lejon që të shmanget mburoja anti-raketë e ndërtuar nga SHBA.

Ekspertët ushtarakë amerikanë nuk u kanë dhënë rëndësi pretendimeve të Moskës se ushtria ruse disponon një sërë armësh të reja strategjike bërthamore, duke thënë se kjo është një retorikë tashmë e njohur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...