Marok, më shumë se 350 imigrantë shpëtohen në Mesdhe

Bota

Marok, më shumë se 350 imigrantë shpëtohen në Mesdhe

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Marina mbretërore marokene shpëtoi sot në Mesdhe 367 imigrantë ku shumica vinin nga Afrika subsahariane që përpiqeshin të arrinin brigjet spanjolle, njoftuan burime ushtarake.

“Imigrantët e shpëtuar, mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë, ishin në vështirësi në bordin e shumë anijeve shpëtimi”, sipas të njëjtave burime.

“Maroku ka bllokuar 68 000 përpjekje imigracioni klandestin dhe ka shkatërruar 122 rrjete kriminale aktive mes janarit dhe shtatorit”, sipas një bilanci të fundit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat