Ish-komandanti ushtarak i Izraelit bëhet rivali kryesor politik i Netanyahut

Bota

Ish-komandanti ushtarak i Izraelit bëhet rivali kryesor politik i Netanyahut

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 20:20
Benny Gantz

 ish-komandant i famshëm izraelit ka vendosur t’i hyjë politikës, duke njoftuar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme. Gjenerali i pensionuar i ushtrisë, Benny Gantz, është vlerësuar si njëri ndër favoritët nga sondazhet e javëve të fundit.

Edhe para publikimit zyrtar të kandidaturës së tij, disa anketa kanë treguar se partia e tij mund të dalë e dyta në zgjedhje. Pritet që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 9 prill të vitit të ardhshëm. Vendi i dytë në zgjedhje do t’ia siguronte Gantzit një pozitë të lartë në qeveri ose udhëheqjen e opozitës.

Figura e re politike ende nuk ka bërë paraqitje apo deklarata publike rreth themelimit të partisë së tij. Me rezultatet e anketave parazgjedhore dhe me disa shenja të rritjes së kundërshtimeve, Netanyahu vendosi që të thërrasë zgjedhje të hershme, në përpjekje për t’iu kundërvënë akuzave për korrupsion dhe të rikthimit në pozitë për t’u bërë kryeministri me mandatin më të gjatë në histori të Izraelit, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat