Bolton në Turqi dhe Izrael për të diskutuar për Sirinë

Bota

Bolton në Turqi dhe Izrael për të diskutuar për Sirinë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 01:12
John Bolton

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton njoftoi sot se do të shkojë në Turqi dhe Izrael në janar për të diskutuar për Sirinë pas vendimit të presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga vendi.

Ky vendim u përshëndet nga Ankaraja, por shkaktoi shqetësime në Izrael, aleat i afërt me SHBA-në.

“Ne do të diskutojmë për përpjekjet tona të vazhduara për t’u përballur me sfidat e sigurisë që ekzistojnë për aleatët dhe partnerët tanë në rajon, kryesisht për fazën tjetër të luftës kundër grupit Shteti Islamik kur SHBA-ja të fillojë të tërheqë trupat nga Siria”, shkruan në “Twitter” Bolton. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat