Rusia ndalon importin e grurit, çokollatës dhe birrës nga Ukraina

Bota

Rusia ndalon importin e grurit, çokollatës dhe birrës nga Ukraina

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Autoritetet ruse njoftuan sot ndalimin e importit nga Ukraina të dhjetra produkteve përfshirë grurin, çokollatën dhe birrën, në formë përgjigje ndaj sanksioneve ekonomike të Kievit që shënjestrojnë Rusisë me dyshimin për rolin e saj në krizën ukrainase.

‘’Qeveria ruse vendosi të ndalojë hyrjen në Federatën Ruse të mallrave me origjinë nga Ukraina ose që kalojnë tranzit nëpërmjet territorit ukrainas”,  lexohej në një komunikatë për shtyp, shoqëruar me listën e produkteve që janë objekt i këtij ndalimi.

Lista përfshin grurin, vajin e lulediellit, çokollatën, bukën, fruta të konservuara dhe perime, reçelin, birrën dhe verën, pelena për foshnjat, si dhe lloje të caktuara mobiljesh dhe motorësh. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat