Zgjedhjet presidenciale të planifikuara fillimisht 20 prillin e ardhshëm në Afganistan u shtynë më 20 korrik, njoftoi sot drejtuesi i Komisionit të Pavarur Zgjedhor.
Zgjedhjet rajonale dhe lokale, si dhe zgjedhje parlamentare në provincën Ghazni do të mbahen në po të njëjtën ditë, deklaroi për median Abdul Badi Sayyad. /ATSH