Netanjahu në Kopakabana, pret betimin e mikut Bolsonaro

Bota

Netanjahu në Kopakabana, pret betimin e mikut Bolsonaro

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 22:23
Foto

Tentoi të bëjë një driblim me top në rërën e Copacabanas, pastaj u ul në një bar në plazh me bashkëshorten Sara, duke urdhëruar birra dhe ‘caipirinha’ dhe duke dëgjuar “Garota de Ipanema”, të luajtur nga tre muzikantë të rrugës. Dita më klasike e një turisti në Rio de Zhanejro, në një vapë fundjave vere, për Benjamin Netanjahun, por edhe një sinjal i fortë për zhvillimet e fundit politike në Brazil.

Të martën, dita e parë e 2019-ës, do të betohet zyrtarisht në presidencë ish-ushtaraku Jair Bolsonaro dhe kryeministri i izraelit vjen si një mik special, për të mos thënë si padrino ndërkombëtar i ndryshimit të fortë të sezonit politik. Gjatë fushatës elektorale, atëherë kandidati ekstrem i së djathtës, kishte qenë i qartë. Me Bolsonaron në pushtet, Brazili do të thyejë traditën e tij të multilateralizmit mbi skenarin ndërkombëtar për një zgjedhje të qartë në krah të SHBA-ve të Donald Trump dhe një miqësie speciale me Izraelin dhe qeverinë Netanjahu.

Për të ndjekur Trumpin në vendimet më të guximshme dhe më simbolike të politikës së jashtme: Brazili synon gjithashtu të lëvizë ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem. Për Netanjahun- i cili sigurisht nuk llogaritet në legjionet e admiruesve në qeveritë e huaja – është një mundësi që të mos humbasë për të krijuar një kurth diplomatik me një vend që është akoma i rëndësishëm.

Bolsonaro dhe Netanjahu patën një takim të parë parë ditën e premte. Udhëheqësi i ri brazilian e nderoi mikpritësin si një shembull të “patriotizmit, vetëmohimit dhe punës për popullin e tij”, duke kujtuar se të dy erdhën në politikë nga radhët e ushtrisë. Kryeministri izraelit u kthye, në një fjalim në hebraisht në sinagogën e Rios, duke e quajtur Bolsonaron një “mit” (siç ithtarët e tij e kanë quajtur atë për vite me radhë) dhe duke ngjallur korrin e miratimit midis të pranishmëve.

Në ditët e fundit Bolsonaro kishte ngjallur ironi për një fjalim në të cilin – duke njoftuar një nga udhëtimet e tij të para jashtë vendit – ai tha se do të fluturonte në Izrael për të rikthyer teknologjitë e desalinimit të ujit dhe ujitjes së shkretëtirës. Dy sektorë në të cilët Brazili ka qenë në krye të botës për disa vite. Izraeli është i interesuar për teknologjitë braziliane për eksplorimin e gazit dhe naftës në det, që do të aplikohet në bregdetin e Mesdheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat