Kur edhe elefantët kërkojnë një… dyvjeçar!

Bota

Kur edhe elefantët kërkojnë një… dyvjeçar!

Më: 1 janar 2019 Në ora: 15:55
Tajlandë

Katër elefantë iu bashkuan një përpjekjeje masive kërkimore në qendër të Tajlandës për një fëmijë dyvjeçar, i cili humbi një javë më parë në një plantacion të dendur me kallam sheqeri, raportuan mediat  lokale.

”Elefantët iu bashkuan 300 policëve, ushtarëve dhe ekipeve të shpëtimit, të ndihmuar nga helikopterë, dronë dhe qentë në krahinën Suphan Buri, rreth 100 kilometra në veri-perëndim të Bangkok”, sipas agjencisë Thai PBS.

‘’Sului Piew, prindërit e të cilit ishin punëtorë migrantë të punësuar në Tajlandë si korrës të kallamsheqerit, ishte duke luajtur me motrën e tij trevjeçare para se të humbiste gjurmë më 17 dhjetor’’, sipas raportit.

Vajza i tha policisë se të vëllanë e kishte marrë një burrë për dore dhe e kishte çuar larg.

Guvernatori provincial Nimit Wanchaithana tha se policia po trajtonte çështjen si një rrëmbim të mundshëm.

Kërkimi në 31 hektarë, nga 160 të zonës përreth dhe pesë pellgjeve, kanë rezultuar të kota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat