Rusia thotë se i dha qasje SHBA-së te "spiuni" i dyshuar - Bota Sot
Rusia thotë se i dha qasje SHBA-së te "spiuni" i dyshuar

Bota

Rusia thotë se i dha qasje SHBA-së te "spiuni" i dyshuar

Më: 2 janar 2019 Në ora: 20:54
Paul Whelan

Rusia tha se u ka lejuar Shteteve të Bashkuara qasje konsullore te shtetasi amerikan, Paul Whelan, i cili është arrestuar të premten në Moskë, nën dyshimet për spiunim.

Ministria e Jashtme ruse tha se zyrtarët konsullorë janë lejuar të shohin Whelan të mërkurën pasdite.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dalë ende me komente.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se do që të dijë më shumë për akuzat me të cilat përballet Whelan.

"Nëse paraburgimi i tij nuk është i përshtatshëm, ne do të kërkojmë kthimin e tij të menjëhershëm", ka thënë Pompeo.

Rusia thotë se Whelan është "kapur duke spiunuar në Moskë", por familja e tij thotë se ai ka qenë në Rusi për të marrë pjesë në një dasmë.

Whelan mund të përballet me 10 deri në 20 vjet burgim nëse gjykohet në Rusi dhe gjendet fajtor për spiunim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...