Rritet në tetë persona numri i të vdekurve nga aksidenti i trenit në Danimarkë

Bota

Rritet në tetë persona numri i të vdekurve nga aksidenti i trenit në Danimarkë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 09:57
Konferenca e Policisë

Pesë gra dhe tre burra vdiqën në aksidentin e trenit të së mërkurës në një urë që lidh dy ishujt kryesore të Danimarkës, tha policia të enjten, duke u rritur numri i cili dje ishte gjashtë.

Policia tha se ata kishin identifikuar katër nga trupat, por moti i keq dhe dëmtimi i rëndë i trenit e bënin një hetim fillestar të vështirë.

“Hetimi ynë tregon se ka pasur dy të tjerë të vrarë në tren,” tha zëdhënësi i Policisë.

Treni me 131 pasagjerë në bord po shkonte drejt kryeqytetit, Kopenhagen, kur goditi mbeturinat nga një tren mallrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat