Turqia kryen sulme ajrore në veri të Irakut

Bota

Turqia kryen sulme ajrore në veri të Irakut

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:24
Avion luftarak turk i tipit F-16. Fotografi nga arkivi.

Turqia ka kryer sulme ajrore në veri të Irakut, ku ka “neutralizuar shtatë terroristë", ka njoftuar sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Termi “terrorist” nga Ankaraja zakonisht përdoret për t’iu referuar anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i cili është i ndaluar në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian.

Sipas ministrisë turke, të vrarët në sulmet ajrore që u kryen gjatë ditës së shtunë, po planifikonin një sulm mbi një bazë ushtarake turke.

Sulmet ajrore janë kryer në rajonin e Avasin-Basyan.

Turqia ka kryer sulme ajrore mbi caqe të ndryshme në veri të Irakut që prej mesit të dhjetorit të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat