Një delegacion tregtar amerikan në Kinë për bisedime

Bota

Një delegacion tregtar amerikan në Kinë për bisedime

Më: 7 janar 2019 Në ora: 07:07
Delegacioni amerikan

Një delegacion tregtar amerikan ka mbërritur në Pekin për dy ditë bisedime duke filluar nga e hëna që do të përqendrohen tek mënyrat më efektive të zbatimit të një marrëveshjeje të arritur mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping për të shtyrë rritjen e tarifave.

Më 1 dhjetor, dy udhëheqësit ranë dakord që të përfundojnë bisedimet për teknologjinë, pasurinë intelektuale dhe çështje të ndërhyrjes kiberenetike brenda 90 ditësh dhe për të pezulluar përkohësisht rritjen e tarifave.

Zyrtarët amerikane kanë thënë se nëse bisedimet nuk sjellin një marrëveshje të kënaqshme, Uashingtoni do t’i rrisë tarifat mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, nga 10 për qind në 25 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat