Erdogan tregon nëse do të pranojë kushtet amerikane për kurdët

Bota

Erdogan tregon nëse do të pranojë kushtet amerikane për kurdët

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:28
Recep Tayyip Erdogan

Turqia nuk mund të pranojë komentet e fundit nga John Bolton, këshilltar i sigurimit kombëtar të presidentit të SHBA Donald Trump, se Ankaraja duhet të bjerë dakord të mbrojë aleatët kurdë të Uashingtonit në Siri, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur para anëtarëve të Partisë së tij AK në parlament, Erdogan tha se Bolton bëri një "gabim serioz" duke bërë thirrje për kushte të reja tërheqjeje nga Siria dhe se Turqia nuk mund të pranonte një kompromis mbi milicinë kurde të YPG.

Erdogan tha se përgatitjet turke për një ofensivë të re ushtarake kundër grupeve terroriste në Siri u përfunduan në masë të madhe.

Presidenti turk gjithashtu shtoi se lufta kundër milicisë kurde të YPG kundër Shtetit islam ishte një "gënjeshtër e madhe".

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, u takua sot me Ibrahim Kalin, këshilltar i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar fatin e kurdëve sirianë.

Ata diskutuan  për dy orë në kompleksin presidencial në Ankara, njofton AP.

Bolton tha se kishte kërkuar garanci nga Turqia për të mos sulmuar milicinë kurde në Siri, aleatin e SHBA në luftën kundër Shtetit islam.

Ai tha se ky ishte "një kusht" për tërheqjen e planifikuar të forcave amerikane nga veri-lindja e Sirisë nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Turqia e konsideron njësinë e mbrojtjes së popullit kurd të Sirisë (YPG) një grup terrorist.

Bolton pret të takohet me presidentin turk sot, edhe pse nuk është e qartë nëse do të vijë deri te ky takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat