Astana: Arrestohet për kohë të shkurtë gazetari i RFE/RL

Bota

Astana: Arrestohet për kohë të shkurtë gazetari i RFE/RL

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Policia në Astana të Kazakistanit arrestoi një gazetar të Radios Evropa e Lirë dhe një kameraman më 9 janar, kur ata u përpoqën të mbulonin një protestë përpara selisë së qeverisë.

Korrespondenti i RFE/RL Orken Zhoyamergen thotë se ai dhe kameramani Erzhan Amirkhanov po përpiqeshin të filmonin disa gra të përfshira në protestë kur policia i ndali dhe i dërgoi në një stacion të policisë aty pranë.

Zhoyamergen tha se nuk kishte mundësi për të intervistuar protestuesit, të cilët gjithashtu ishin të paraburgosur nga ana e policisë.

Policia më vonë u tha gazetarëve të RFE / RL se ata u arrestuan "gabimisht", tha Zhoyamergen.

Zhoyamergen tha se policia gjithashtu i kërkoi atij dhe Amirkhanov të fshinin të gjitha pamjet që kishin regjistruar në demonstratë.

Por, ai tha se ata refuzuan, me arsyetimin se po bënin punët e tyre në një hapësirë publike dhe se askush nuk kishte autoritetin t'i detyronte ata të shkatërronin materialet.

Zhoyamergen thotë se më vonë mësoi se gratë po bënin thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit Toqbergen Abiev, i cili u dënua në dhjetor me një vit burg pasi një gjykatë në Astana e gjeti atë fajtor për ndërhyrje të paligjshme në veprimtaritë e organeve shtetërore dhe gjykatave.

Protestuesit këmbëngulin se akuzat kundër Abiev ishin të motivuara politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat