Merkel e Putin flasin për koordinimin e veprimeve në Siri

Bota

Merkel e Putin flasin për koordinimin e veprimeve në Siri

Më: 10 janar 2019 Në ora: 09:09
Vladimir Putin dhe Angela Merkel

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë të cilës kanë koordinuar përpjekjet për paqe në Siri, njofton Kremlini.

“Është shprehur dëshirë për të avancuar procesin politik në koordinim të ngushtë me Kombet e Bashkuara, në mënyrë që të zgjidhet kriza siriane në periudhë afatgjatë”,  thuhet në deklaratën e lëshuar nga Kremlini.

Merkel dhe Putin kanë diskutuar edhe formimin e komitetit kushtetues për Sirinë, i cili do të punojë në hartimin e kushtetutës së re për shtetin e shkatërruar nga lufta, si dhe kanë përsëritur çështjet e diskutuara në një bisedë tjetër telefonike në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar si dhe në samitin e mbajtur në muajin tetor në Stamboll, me pjesëmarrës, Rusinë, Gjermaninë, Turqinë dhe Francën.

Kjo bisedë  vjen pas situatës së paqartë që është krijuar prej kur Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për tërheqje të trupave ushtarake nga Siria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat