Pompeo: Partneriteti SHBA-Arabi Saudite i fuqishëm

Bota

Pompeo: Partneriteti SHBA-Arabi Saudite i fuqishëm

Më: 12 janar 2019 Në ora: 18:38
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i cilësoi Arabinë Saudite një partner të rëndësishëm të Uashingtonit, më shumë se tre muaj pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi.

“Jam i bindur se partneriteti do të mbetet i fuqishëm”, tha Pompeo në një intervistë për televizionin “Al Arabiya”.

Pompeo pritet të vizitojë Arabinë Saudite si pjesë e turit të tij të nëntë kombeve në Lindjen e Mesme ku synon të garantojë aleatët e Uashingtonit mbi angazhimin amerikan për sigurinë e tyre. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat