Mbi 40 të plagosur pas sulmit me autobombë në Kabul

Bota

Mbi 40 të plagosur pas sulmit me autobombë në Kabul

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:33
Kabul

Një autobombë shpërtheu sot në mëngjes në lindje të Kabulit ku mbetën të plagosur mbi dyzet persona, njoftuan burime zyrtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish deklaroi se sulmi kishte si shënjestër një kompleks banimi i cili kohët e fundit akomodonte punonjës të huaj por ishte pjesërisht bosh në momentin e shpërthimit.

‘’Mbi 40 persona raportohen të plagosur’’, shkruan në ‘’Twitter’’ zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahidullah Mayar.

Kompleksi i banimit i quajtur ‘’Green village’’ prej disa vitesh banohej nga agjentë të agjencive të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, të cilët ishin zhvendosur në një vend më pak të ekspozuar ndaj sulmeve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat