Djali i therur 13 herë me thikë nga e dashura i propozon asaj martesë në gjykatë

Bota

Djali i therur 13 herë me thikë nga e dashura i propozon asaj martesë në gjykatë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:09
Shakur dhe e dashura

Një djalë i quajtur Shakur, i cili ishte therur 13 herë nga e dashura e tij, i ka propozuar martesë asaj në gjykatë ruse përderisa po gjykohej për tentim vrasje dhe po e luste gjykatësin që të mos e burgosin.

Djali ishte në gjendje kritike dhe ishte përballur me vdekjen kur ishte therur me thikë. Prokurori i rastit ka thënë se ai ka mbijetuar vetëm për shkak se ka arritur të ikë nga skena e krimit. Përderisa po qëndronte para trupit gjykues, vajza u befasua kur ish-i dashuri i saj i propozoi martesë.

Ai kërkoi nga gjykatësi që ta falë vajzën për krimin e kryer, duke thënë se janë duke planifikuar të martohen. Raportohet se gjykatësi e ka shtyrë marrjen e vendimit për një seancë tjetër gjyqësore.

Djaloshi kishte qëndruar i shtrirë për tri javë në spital për shkak të plagëve të marra në tërë trupin. Prokurori i rastit ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për të dyshuarën. Ajo e ka pranuar krimin por ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë djalin dhe se ka qenë e dehur, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat