E rëndë: Tre fëmijë bllokohen në frigorifer, vdesin nga të ftoftit

Bota

E rëndë: Tre fëmijë bllokohen në frigorifer, vdesin nga të ftoftit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre fëmijë kanë vdekur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi ishin bllokuar në një frigorifer të ngrirjes së thellë. Fëmijët ishin të moshës një, katër dhe gjashtëvjeçare.

Ata kanë qenë duke luajtur para shtëpisë para se të hynin në frigorifer. Dy gra që jetonin në atë zonë i kanë gjetur më vonë fëmijët por nuk kanë pasur mundësi t’i shpëtojnë. Policia thotë se nuk ka të dyshuar për këtë ngjarje por rasti do të dërgohet në prokurori për shqyrtim.

Përmes një deklarate, shefi i policisë rajonale ka thënë se dyshohet që frigoriferi është mbyllur aksidentalisht dhe fëmijët e kanë pasur të pamundur të dalin. “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se si ndihem. Rastet e tilla kur fëmijët vdesin nga diçka e kësaj natyre të prekin në zemër” tha zyrtari policor, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat