Numri dy i Phenianit në Uashington për të takuar Trump

Bota

Numri dy i Phenianit në Uashington për të takuar Trump

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:39
Kim Yong Chol dhe Donald Trump

Një përgjegjës i lartë koreanoverior mbërriti dje në mbrëmje në Uashington për të biseduar për një samit të mundshëm SHBA-Kore e Veriut me sekretarin amerikan e Shtetit, Mike Pompeo, pas një takimi të mundshëm me Donald Trump.

Kim Yong Chol, që më parë kishte vizituar Pekinin, është krahu i djathtë i kreut korenoverior, Kim Jong Un dhe bashkëbiseduesi i privilegjuar i Pompeos në negociatat që po zhvillohen për denuklearizimin.

Programi i atij në SHBA ende nuk është bërë publik. Por sipas një burimi amerikan anonim, ai pritet të takohet sot me Pompeon dhe ndoshta më pas mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat