Shtetet e Bashkuara kërkojnë rishikim të reformës tregtare me Kinën

Bota

Shtetet e Bashkuara kërkojnë rishikim të reformës tregtare me Kinën

Më: 19 janar 2019 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që reformat tregtare me Kinën të rishikohen në mënyrë të vazhdueshme si kusht për arritje të marrëveshjes, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit të taksave në rast se Pekini e shkel marrëvshjen.

Kërcënimet e vazhdueshme për vendosje të taksave tregtare mes dy ekonomieve më të mëdha botërore do të bënte që të mos përfundojë rreziku i investimeve në biznese apo asete që janë prekur nga lufta tregtare.

Përfaqësuesit kinezë në negociata nuk kanë shprehur vullnet për rishikim të rregullt të shkëmbimeve tregtare. Administrata e presidentit Trump ka vënë taksë për mallrat kineze që t’i bëjë presion Pekinit për ndryshimin e disa rregullave për tregtinë mes dy vendeve.

Në listën e kërkesave përfshihet çështja e pronësisë intelektuale, transfereve teknologjike, prodhimeve industriale dhe pengesa tjera tregtare, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat