Trump dhe Kim Jong takohen muajin tjetër

Bota

Trump dhe Kim Jong takohen muajin tjetër

Nga: E.K Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:35
Trump dhe Kim Jong

Presidenti i Shteteve të Amerikës, Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut Kim Joung takimin e radhës e kanë muajin tjetër.

Presidenti Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në fund të shkurtit, njofton Shtëpia e Bardhë, duke ripërtërirë një dialog të nivelit të lartë diplomatik që ka lehtësuar tensionet në mes dy vendeve, por nuk ka treguar përparim në eliminimin e arsenalin bërthamor, shkruan sot New York Times, përcjellë “Bota sot”.

Njoftimi erdhi pas një takimi 90 minutësh në Zyrën Ovale midis z. Trump dhe Kim Yong-chol, një ish-shefi i inteligjencës së Koresë së Veriut, i cili ka vepruar si negociatori kryesor bërthamor për Kim. Trump, i cili kishte bërë një paraqitje festive pas një sesioni me shefin e inteligjencës qershorin e kaluar për të njoftuar takimin e tij të parë me Kim, këtë herë qëndroi larg syve të publikut.

Trump ka thënë në muajt e fundit se ai nuk pret që negociatat të japin një rezultat të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat