Arrestohen 51 ushtarakë të dyshuar për qëllime subversive

Bota

Arrestohen 51 ushtarakë të dyshuar për qëllime subversive

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:09
Turqi

Një valë arrestimesh u zhvillua në Turqi me akuza për lidhje me rrjetin e Fethullah Gulenit, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrim të grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016.

Sipas prokurorisë janë lëshuar 51 fletë-arresti kundër ushtarakëve të dyshuar si të infiltruar në forcat e armatosura për qëllime subversive.

Të paktën 27 persona janë arrestaur gjatë një operacioni të policisë të kryer në 21 provinca turke.

Me urdhër të Prokurorit Publik të Ankarasë kërkohen gjithashtu 18 persona civilë, të akuzuar për “imamë të fshehtë” të lidhur me Kemal Batmazin, një nga liderët e supozuar të organizatës guleniste. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat